Keshilli Bashkiak Shkoder dje reagoi ne lidhje me zhvillimet e fundit tek Vllaznia duke deklaruar nder tjera se nuk ka me kohe per eksperimeve me formula te deshtuara.
Por ajo deklarate nuk eshte pritur mire nga shumekush sepse ne fund te fundit, Keshilli Bashkiak si nje organ qe duhet te marre vendime, ende nuk ka bere asgje per te miren e Vllaznise.
Ne lidhje me kete çeshtje ka reaguar edhe juristi i firmes sponsorizuese te Vllaznise, Blendi Dibra, i cili u ka kujtuar drejtuesve te Keshillit Bashkiak se kerkesa sponsorit Xhaferi “flen” ne sirtaret e tij prej me teper se tre muajsh e gjysem dhe ende nuk ka kthyer nje pergjigje.
Ja çfare shkruan ai permes nje postimi ne rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe kerkese e sponsorit Xhaferi qe me 9 qershor duke shprehur interesin per te qene prane Vllaznise.
“Shkelin ligjin, neni 19, pika 2 e ligjit 139/2015 e thotë qartë:”Organet e qeverisjes vendore janë të detyruara t’i marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat apo vërejtjet dhe të kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuara me ligj” ndërkohë që kërkesa e datës 9 Qershor 2020 “flen” në sirtar pa përgjigje, në emër të mbrojtjes së ligjshmërisë e ushqejnë popullin me debatin “grizhla a ka ma tepër pupla t’bardha apo t’zeza”- shkruan Dibra.