Barazim pa gola mes Juventusit dhe Romës, në supersfidën e javës së tretë të zhvilluar në “Allianz Stadium”. Pavarësisht përpjekjeve, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke krijuar vetëm nga një gjuajtje në kuadrat secila.

Ky ishte barazimi i parë i Juventusit, pas dy fitoresh radhazi, ndërkohë që Roma duhet të presë ende për të provuar shijen e fitores këtë sezon, ku në 3 javë ka 2 barazime dhe 1 humbje.

Vlen të theksohet fakti se mbrëmjen e sotme me fanellën e Juventusit debutuan edhe Kopmeiners, Konsensao, Niko Gonzalez.

Duelin e radhës, Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Empolit, ndërsa Roma, luan sërish në transfertë, kësaj here ndaj Xhenoas.