Juventus e ka vlerësuar maksimalisht edhe trofeun e Kupës së Italisë. Kampionët në fuqi kanë fituar 2-0 në “Allianz Stadium”, duke mposhtur pikërisht Torinon, në një derbi që sërish pati episodet e veta, sidomos sa i përket teknologjisë. Me këtë fitore, bardhezinjtë kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të ndeshen me Atalanta-n e Etrit Berishës, që një natë më parë mposhti Napolin në “San Paolo”. Ndeshjet gjysmëfinale janë vajtje-kthim. Të besuarve të Allegri-t iu deshën 15 minuta lojë për të gjetur golin e avantazhit.

Pas një kombinimi në hyrje mes Dybala me Costa, ky i fundit gjuan saktë dhe kalon në avantazh të tijtë. Kaq mjafton për pjesën e parë. Në të dytën, në minutat më të mira të Torino-s, Juventus ndëshkon sërish. Kësaj here është Mandzukiç ai që shënon në 67’. Miqtë protestojnë, madje trajneri Mihajloviç fyen gjyqtarin, por edhe pse pa “VAR”, goli u quajt i rregullt. Më pas Juve tregohet fanatike në mbrojtjen rezultatit dhe fiton 2-0.