Arma më shumë për Juventus në këtë fund të sezonit mund të jetë Juan Cuadrado, i rikthyer në stërvitje në Vinovo pas ndërhyrjes kirurgjikale për të mposhtur pubalgjinë.

Allegri e pret, por pa rrezikuar në kohën, duke qenë se rikthimi i tij është shtyrë pak më shumë se mendohej sepse deri një javë më parë futbollisti kishte ende dhimbje.

Sot, Cuadrado ka punuar në fushë dhe ka bërë stërvitje me pjesën tjetër të futbollistëve.

Vrapimi i tij ka nisur, pasi ishte ndalur që nga 23 dhjetori i kaluar, pas 76 minutash ndaj Roma.

Problemet me aduktorët e kishin kufizuar edhe më parë duke humbur ndeshjen me Crotone dhe duke luajtur pak minuta kundër Olympiacos, ku shënoi edhe golin e fitores.

Pas ndeshjes ndaj Roma, stafi mjekësor i Juventus mendoi se operacioni i menjëhershëm do t’i jepte mundësinë lojtarit të rikthehej në fushë për pjesën e fundit të sezonit dhe për të luajtur me Kolumbinë në Kupën e Botës.

Që nga dhjetori e deri më sot ai ka humbur 16 ndeshje zyrtare, shumë për një futbollist vendimtar si ai, por pas tre muajsh pritja mbaroi dhe Allegri ka sërish armën e tij./telesport/