Thiago Motta mund të jetë një hap larg shkarkimit tek Juventus.

Trajneri bardhezi nuk ndodhet në një situatë të mirë me tifozët që e duan larg skuadrës dhe drejtuesit e klubit që duket se kanë filluar të kenë dyshime të mëdha për të.

Atmosfera në shtëpinë bardhezi është shumë e keqe pas humbjess 4-0 të pësuar në kampionat kundër Atalanta-s, që vë në rrezik objektivin e klubit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tani, durimi duket se ka përfunduar për Juventus-in dhe Thiago Motta rrezikon të shkarkohet në fund të sezonit.

Duket se nuk janë kushtet për të vazhduar bashkëpunimin edhe në rast të një kualifikimi në Champions.

Fundi i këtij sezoni do të jetë vendimtar për të kuptuar se çfarë zgjedhje do të bëjë Juventus-i në lidhje me Thiago Motta-n, i cili tani duket se nuk ka më as besimin e drejtuesve bardhezi.