Për javën e dytë radhazi, ndeshja kryesore e Serisë A do të jetë një sfidë e kampionëve në fuqi të Italisë kundër kryesuesve të kampionatit. Bardhezinjtë fituan 1-0 në fushën e Napoli-t fundjavën e kaluar, duke mbajtur veten në garë për titullin, por fituesi më i madh i asaj sfide ka qenë Inteer-i. Zikaltrit, në fakt, kanë përfituar nga ndalesa e napolitanëve dhe kanë marrë vendin e parë në klasifikim pas fitores bindëse 5-0 të marrë kundër Chievo-s.

Tani ata do të udhëtojnë drejt Torino-s ku do të përballen me Juventus-in në Derbin e Italisë, por a do të arrijnë ata të kenë sukses aty ku Napoli dështoi? Kampionët janë kthyer të luajnë me një mentalitet mbrojtës pas golit të realizuar kundër Napoli-t. Ka qenë një fitore klasike e Juventus, skuadra me sulmin më të mirë të kampionatit. Bardhezinjtë kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme në mesjavë, duke siguruar kalimin në 1/8-at e Champions League pasi ka mundur 2-0 Olympiakos në Greqi. Por, të shtunën në mbrëmje, do të kenë përballë një ekip që është i pamposhtur dhe që ka një javë të plotë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet e kampionatit. Shqetësimi më i madh për zikaltrit mund të jetë fakti se Icardi ka shënuar pjesën më të madhe të golave në këtë sezon dhe sulmuesi argjentinas ka tendencën t’i ruajë golat e tij për ndeshjet që luhen në “San Siro”.

Në fakt, ky nuk është një shqetësim i ri për milanezët, duke parë se Inter ka humbur tri ndeshjet e fundit të luajtura në fushën e Juventus pa shënuar asnjë gol.

Hera e fundit që milanezët kanë shënuar në fushën e Juventus ka qenë janari i 2015-ës, me ndeshjen që është mbyllur 1-1 pas golave të Tevez dhe Icardi-t.

https://www.youtube.com/watch?v=BAs6mO2HVPE

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” ka fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Inter-it. Gjithashtu, torinezët kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat, ndërsa kanë fituar 41 nga 43 takimet e fundit të Serisë A që kanë luajtur në shtëpi. Nga ana tjetë, Inter-i do të paraqitet në “Allianz Satdium” pas tri fitoresh radhazi të marra në kampionat dhe nuk do ta kishte problem nëse do të largohej me vetëm një pikë nga Torino.telesport.al