Finalja e Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Juventusit që do të luhet në Jedah, të Arabisë Saudite, më 16 janar, ka ngjallur diskutime të ashpra. Shkak për këtë është bërë ndarja e vendeve në stadium, pasi nuk do të lejohet të marrin pjesë gratë, të cilat nuk janë të shoqëruara me familje.

Vendet në stadiumin me një kapacitet prej 60 vetash, janë të ndara në sektorë për persona të rezervuara për burra dhe familjarë, burra e gra, të cilat në Arabinë Saudite u lejuan të marrin pjesë në lojëra vetëm nga viti që sapo lamë pas.

Nuk kanë munguar akuzat drejtuar organizatorëve. Reagimi i parë ka ardhur nga Paolo Grimboldi, zëvendëspresident i komisionit të Jashtëm të Dhomës, i cili u ka kërkuar dy ekipeve të mos luajnë.

“Futbolli ynë e ka mbyllur një vit të rëndë mes dhunës, thirrjeve raciste dhe grafiteve të turpshme rreth tragjedisë së Heysel-it, por duket se do ta fillojë vitin 2019 edhe më keq, duke lejuar të poshtërohemi nga Arabia Saudite, duke i zhvlerësuar vlera tona për pak para”.

Kundër këtij vendimi është shprehur edhe ministri i Brendshëm, Salvini. “Si mund ta luash finalen e superkupës italiane në Arabinë Saudite? Në rregull se biznesi është biznes, por është antitezë”.

Ndërkohë nuk mund të mungonte reagimi i Xhorxhia Meloni, nga Fratelli d’Italia, që është shprehur: “Superkupa italiane Juve-Milan në Arabinë Saudite.

Gratë mund të shkojnë vetëm nëse janë të shoqëruara në sektorin familjar, vetëm jo, sepse islami nuk e lejon. Prandaj, një grua italiane që do të donte të blinte biletën për ta parë ndeshjen vetëm apo me një grup mikeshash, nuk mund ta bëjë këtë. Ç’është kjo pështirosje?”.