Tanimë as një mrekulli nuk mund ta ndryshoj historinë. Torino ka ndalur Napoli në një barazim 2-2 në “San Paolo” dhe i je mundësinë Juventus të prekë titullin e shtatë radhazi.
Në këtë pikë është praktikisht e pamundur që Napoli të shpallet kampionë.
Napoli ka gjashtë pikë më pak se Juventus, kur mbeten dy ndeshje për t’u luajtur dhe sfidat direkte janë anuluar plotësisht pasi bardhezinjtë fituan 1-0 në Napoli, ndërsa ekipi i Sarri fitoi 1-0 në Torino.
Tanimë, edhe nëse Juventus i humbet të dy ndeshjet e mbetura, ndaj Romës në “Olimpico” dhe ndaj Veronës në “Allianz Stadium” dhe Napoli i fiton të dy sfidat, në Genoa ndaj Sampdorias dhe në shtëpi ndaj Crotone, do të ishte golaverazhi që do të vendosë titullin dhe Juve është +16 në këtë aspekt ndaj Napoli.
Praktikisht, Juve duhet të humbasë të dyja ndeshjet e mbetura pa shënuar gol, ndërsa Napoli duhet të fitojë me 16 gola të shënuar në dy ndeshje. Jashtëzakonisht shumë, prandaj nuk mund të quhet më as “mrekulli”./telesport/