Juventus në kërkim të rekordit të ri për ta mbyllur 2018 me numra të rëndësishëm. Në fakt, nëse fitojnë ndeshjet e fundit të Serisë A për këtë vit kalendarik, bardhezinjtë do të arrijnë 103 pikë në kampionat për 2018-ën, më mirë se çdo rival tjetër i saj (duke llogaritur 5 kampionatet e mëdha të Europës).
Por kalendari nuk i vjen në ndihmë Juventus-it, duke parë që duhet të ndeshet me Fiorentina-n, Inter-in, Torino-n, Roma-n dhe Atalanta-n.
Nga janari deri tani, bardhezinjtë kanë luajtur 31 ndeshje në kampionat, duke fituar 26 ndeshje, barazuar 4 dhe duke humbur vetëm 1, atë kundër Napoli-t sezonin e shkuar: 82 pikë në total. E njëjta gjë ndodh edhe me Paris Saint-Germain, por ka luajtur një ndeshje me shumë në Ligue 1 dhe nga tani deri në fund të sezonit do të ketë një ndeshje më pak.
Mpappe me shokë mund të arrijnë 100 pikë. Më pas vjen Manchester City (73 pikë në 29 ndeshje në Premier League), Barcelona (72 pikë në 33 ndeshje në La Liga) dhe Napoli (71 pikë në 31 ndeshje në Serie A).
Max Allegri nuk është një njeri që i pëlqen shumë rekordet dhe preferon trofetë, por duke parë se këto vijnë duke fituar ndeshje, praktikisht do të jetë i vëmendshëm ndaj statistikave të nxjerra nga “ Gazzetta dello Sport”.
Pas pushimit është sërish koha e marshimit, por kalendari do t’i vendosë kampionët në fuqi të Italisë përballë disa ndeshjeve të vështira: Spal (të shtunën), Fiorentina (në transfertë), Inter-i, derbi kundër Torino-s, Roma, Atalanta (në transfertë) dhe Sampdoria.