Juventus nuk di të ndalet. Ndeshja e sotme jashtë fushe ndaj Fiorentina-s ishte parashikuar të ishte një pengesë e vështirë për Zonjën e Vjetër, por të besuarit e Max Allegri-t kanë fituar 3-0 duke vazhduar me një ritëm të papërballueshëm nga të tjerët në Serie A.
Me këtë fitore Juve shkon në kuotën e 40 pikëve, nga 42 të mundshmet, një arritje e jashtëzakonshme. Cristiano Ronaldo është lojtari i parë që pas sezonit 1957/58 që shënon të paktën 10 gola në 14 javët e para të Serie A.
Pas një starti të mirë nga të dy skuadrat, Juventus gjen golin e avantazhit në minutën e 31’, një minutë pas Orsato kishte përdorur VAR për të mohuar një penallti të miqve. Autori i golit ishte Rodrigo Bentacur me një goditje të saktë që përfundoi në rrjetë. Edhe Fiorentina ka mundësitë e saj, por nuk arrin t’i shfrytëzojë siç duhet.
Pas pushimit ndeshja mbetet e luftuar, por miqtë dyfishojnë rezultatin me Giorgio Chiellini-n në minutën e 69’ duke i dhënë goditjen fatale vendasve që dorëzohen.
Në minutën e 79’ erdhi goli i Cristiano Ronaldo-s nga pika e bardhë e penalltisë, i cili ishte më tepër sa për statistikë pasi ndeshja ishte praktikisht e përfunduar që pas rrjetës së Chiellini-t./telesport/