Vllaznia e femrave u mund 0-2 ne ndeshjen e pare ndaj Juventusit dhe kuptohet qe shanset e saj jane minimale per kualifikim ne turin e trete te “UEFA Women Champions League”, per te mos thene se ato nuk ekzistojne.
Megjithate futbolli ka edhe te papritura dhe shkodranet do te tentojne tek ato. Trajneri Leka e tha pas ndeshjes se pare se Vllaznia nuk shkon e dorezuar ne Torino por te beje lojen e saj dhe kjo do te thote se do te synojne t’i marrin maksimumin atij takimi.
Por kur do te luhet ndeshja e kthimit? Klubi i Juventusit e ka caktuar tashme daten, oren dhe vendin se ku do te zhvillohet perballja e dyte me Vllaznine.
Siç behet e ditur ne faqen zyrtare te UEFA-s, ndeshja Juventus- Vllaznia do te luhet te enjten e ardhshme me date 9 shtator ora 20.00 ne Qendren Sportive “Juventus Training Ground”.
Ekipi shkodran edhe ne kete ndeshje do te kete serish mungesa te rendesishme, megjithate do te mundohet te beje me te miren ne fushe ndaj kundershtareve torineze./SHKODRA-SPORT.COM/