Tiago Mota komentoi barazimin e arritur në minutat e fundit ndaj ish-skuadrës së tij Bolonjës, duke u dalë në mbrojtje lojtarëve, pavarësisht rezultatit zhgënjyes.
“Lojtarët e mi kanë gjithmonë liri, sidomos kur përballe me skuadra që i shfrytëzojnë shumë karakteristikat individuale të lojtarëve dhe që luajnë në duele një kundër një dhe ata janë të lirë ta bëjnë këtë gjë. Ishte një ndeshje pothuajse e mbyllur, me rezultatin 2-0, por djemtë tanë me një zemër të madhe arritën që ta barazonin. Është një pikë pozitive për ne, një ndeshje e vështirë në raport me rezultatin. Arbitri kishte të drejtë që më ndëshkoi me të kuq. Unë bëra një gjest që nuk duhet ta bëja”.
PJESA E DYTË– “Në pjesën e dytë pasi ishin në disavantazhin e dy golave ne kemi qenë më të rrezikshëm. Ne luajtëm gjatë gjithë kohës në gjysmëfushën kundërshtare, aty ku skuadra tjetër gjithmonë mbrohet mirë dhe mund të rrezikojë me kundërsulme. Në fund barazuam”.
PUNA- “Unë po vazhdoj të punoj me këta djem që kam në dispozicion, për të përmirësuar nivelin tonë dhe për të përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme çdo kundërshtar që na del para. Nuk jemi të kënaqur nga rezultatet e fundit, por kjo është përgjegjësia ime”, tha Mota.