Nuk është vetëm Interi i interesuar për Romelu Lukakun, pasi në orët e fundit është mësuar se për lojtarin në garë seriozisht është edhe Juventusi.
Një i dërguar i klubit të Juventusit po punon për të bërë të mundur vënien e sulmuesit belg nën urdhrat e Max Allegrit.
Juventusi ka nisur bisedimet me Chelsean dhe duket i gatshëm që të ofrjë më shumë se 30 milionë euro.
Lukaku ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor 2026.
Mauricio Pochettino në konferencën e tij të parë për shtyp foli edhe për sulmuesin belg, duke thënë se e pret të kthehet në 12 ose 13 korrik për të qenë me ekipin. /Telegrafi/