Nuk ka si mos ta shprehë zhgënjimin pas barazimit me Fiorentinën edhe trajneri Tiago Mota. Ky i fundit kritikon të tijtë, pasi e kishin fitoren në dorë.

“Ishte një ndeshje që e kishim në dorë. Jam shumë i kënaqur me faktin që sulmuam deri në fund për të shënuar të tretin dhe të mbyllin ndeshjen, por i lamë atyre mundësinë të na barazonin. Duhet ta kishim mbyllur më herë sfidën. Për këtë duhet të mendojmë më shumë se gabimet difensive.

Meritonim më shumë, por në fund ajo që ka rëndësi është rezultati.

Duhet të përmirësohemi në aspektin realizativ, sepse pavarësisht sa krijojmë, nuk arrijmë dot të finalizojmë rastet”, tha ndër të tjera Tiago Mota