Antuan Grizman kompletoi kalimin e tij nga Atletiko Madridi te Barcelona, këtë verë duke u bërë një nga lojtarët më të përfolur për shkak se thuhet se kishte arritur një marrëveshje me katalanasit që nga muaji shkurt.

Megjithatë largimi i francezit nuk e ka shqetësuar aspak Diego Kostën, i cili në një intervistë është shprehur: ”Ëndrra e tij ishte të luante me Mesin dhe Suarezin. Të gjithë e njohim çfarë lojtar është ai. Si futbollist ju gjithmonë dëshironi të provoni gjëra të ndryshme dhe është normale që ai donte të provonte fatin e tij atje. Unë nuk u përpoqa ta bindja Grizmanin të qëndronte, por nëse do më pyeste mua, unë do t’i thoja që të gjithë duhet të provojnë gjëra të reja.”, theksoi 30-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen me Juventusin në Ligën e Kampionëve, që do të luhet në 18 shtator: “Fitimi i Ligës së Kampionëve, është objektivi ynë. Juventusi është një ekip i fortë dhe ne e dimë historinë e tyre. Do të përpiqemi të jemi gati për të dhënë makimumin tonë. Duhet të jemi të qetë, pasi ndeshje si kjo nuk kanë nevojë për motivim.”, përfundoi Kosta.