Edhe Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin e Salcburgut, Erling Haland.

Talenti 19-vjeçar norvegjez i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni (ka shënuar 22 gola në vetëm 15 paraqitje për gjigantin austriak), gjë që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Sipas disa spekulimeve nga mediat italiane, edhe “Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë lojtarin gjatë merkatos së dimrit.

Disa raportime thonë që kampioni i Italisë është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për lojtarin.

Një nga sponsorët e tij në Torino është Cristiano Ronaldo, i cili tani dëshiron të bindë një tjetër “xhevahir” për t’u transferuar në Serinë A pas Matthijs De Ligt nga Ajaxi.