Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane. Juventus po punon për të afruar në skuadër mesfushorin e Kombëtares U-19.
Kleis Bozhanaj ka ngjitur një nga një shkallët në të gjithë ekipet kuqezi të moshave. Me ekipin Primavera të Empolit, ai numëron 22 ndeshje, 3 asiste dhe dy gola.
Talentet vlerësohen shumë në futbollin europian. Gazeta ka mësuar se Empoli është e interesuar për një shifër që kap edhe vlerën e milionave në monedhën euro për kartonin e shqiptarit, ndërkohë që negociatat po vijojnë mes palëve./panorama-sport/