Duhet një përgjigje e saktë mjekësore, që të merret më pas vemdimi për merkaton e Juventusit. Bardhezinjtë presin sot rezultatet e testeve mjekësore të Juan Kuadrados, prej kohësh me pubalgji. Nëse konfirmohet nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale, kolumbiani rrezikon një stop prej 2-3 muajsh.
Një mungesë që pas huazimit të Pjacës, i detyron drejtuesit e Juves të kthehen në merkato. Mateo Politano duket emri i parë në bllokun e Marotës dhe Paratiçit, të gatshëm të studiojnë të tjera zgjidhje të minutës së fundit.
Midis tyre, sipas “Tuttosport”, spikat edhe ideja e çmendur për Xhakomo Bonaventurën, njërin nga lojtarët më të mirë të Milanit. Është një pistë e komplikuar, por që Milanit mund t’i zgjidhte disa probleme financiare. Visport.al