Juventusi tashmë ka vendosur për të ardhmen e Thiago Mottës. Ai do të shkarkohet nga pankina bardhezi. Ky vendim është marrë për shkak të një sërë paraqitjesh zhgënjyese, duke përfshirë humbjet e rënda ndaj Fiorentinës dhe Atalantës.
Mediat italiane bëjnë të ditur se pasuesi i tij do të jetë Igor Tudor i cili ka qenë pjesë e klubit si lojtar në sezonin 2006-2007.
Ai tashmë ka rënë dakord që të bëhet trajneri i ri me një kontratë deri në qershor, me një opsion për t’u zgjatur deri në vitin 2026 ndërsa zyrtarizimi është çështje orësh.
“Zonja e Vjetër” aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Serie A, një pikë mbrapa Bolonjas, me synimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve.