Juventusi është në prag të rinovimit të kontratës me trajnerin Igor Tudor deri në fund të sezonit 2025/2026. Tudor mori ‘frenat’ e Juventusit nga Thiago Motta më herët këtë sezon pas një fillimi të dobët të kampanjës për Juventusin dhe tashmë ka rikthyer ‘Zonjën e Vjetër’ në top katërshe.
Si rezultat, klubi po synon që ta zgjasë kontratën e tij deri në fund të sezonit 2025/2026. Raportimet bëjnë me dije se në rast se Tudor arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve, atëherë rinovimi i kontratës do të bëhej në mënyrë automatike.
Sidoqoftë, hierarkia në Turin thuhet se janë të impresionuar me mënyrën se si 46-vjeçari ka arritur ta shpëtojë anijën nga fundosja dhe mund të vendosin ta mbajnë kroatin në ekip pavarësisht pozitës në të cilën përfundon Juventusi.
‘Bianconerët’ ishin të etur për ta sjellë Tudor në stol fillimisht për shkak të vullnetit të tij për të pranuar një kontratë afatshkurtë. Me Kupën e Botës për Klube që po afrohet, kjo do t’i jap një shans Tudorit që shpreh talentin e tij.
Nuk ka asnjë fjalë zyrtare se kur ose nëse rinovimi i Tudor do të zyrtarizohet, por kjo duket diçka e mundshme çdo ditë që kalon./Telegrafi/