Juventusi ka nisur nga puna për të siguruar boshin e skuadrës edhe për të ardhmen. Natyrisht Paolo Dibala është futbollisti më i dashur në klubin e Juventusit dhe të shumtë javën tifozët që e duan të mbetet në skuadër sidomos pasi ka marrë fanellën me numrin 10, numër të cilin në të shkuarën e mbante Del Piero.
Sulmuesi argjentinas paguhet aktualisht 7.5 milionë euro në sezon dhe me rinovimin e kontratës, paga e tij do të rritej. Klubi synon që të rinovojë me argjentinasin dhe ka nisur bisedimet e para për zgjatjen e kontratës për 2 vite të tjera me një rritje të pagës. Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe klubi bardhezi kërkon që të rinovojë deri në vitin 2024.
Në vitet e fundit, futbollisti argjentinas është lakuar gjithmonë që të largohet nga klubi dhe në drejtim të tij ka pasur oferta të shumta por duket se ka ndryshuar qëndrimi dhe tani shihet si i pashitshëm. /vipsport/