“Barcelona është favorite për të fituar Champions League”. E tha dje trajneri Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, i cili më pas pranoi se edhe skuadra e tij është mes katër pretendentëve për trofeun më të rëndësishëm europian.
Specialistët e kompanive të basteve ndërkohë mendojnë ndryshe. Ata kanë vënë në vend të parë Mançester Sitin e Pep Guardiolës, pasi e konsiderojnë favoritin kryesor, pavarësisht dëmtimit të Kevin De Bryjne.
Më pas janë Juventusi dhe Barcelona, që sipas këtyre kompanive, kanë shanse të barabarta që të triumfojnë në Champions. Pretendentët e tjerë janë Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli, kurse Real i Madridit këtë sezon qëndron shumë prapa dhe ka të njëjtat shanse me PSG-në. / Vipsport/