Juventusi i jep vazhdimësi fitoreve në këtë kampionat, duke e çuar numrin e tyre në 5 radhazi, diçka që nuk arrinte ta bënte që nga sezoni i kaluar në muajin janar, periudhë në të cilën arriti të shënonte 8 suksese radhazi.

– Juventusi ka ndërprerë një seri prej 6 ndeshjesh radhazi pa pësuar. Goli i fundit në portën e Sheznit ishte autogoli i Gatit ndaj Sasuolos në 23 shtator.

– Përpara sfidës me Kaljarin, Juventusi ishte skuadra e vetme që nuk kishte pësuar gol nga goditje standarte në Serinë A. I fundit i pësuar në këtë mënyrë kishte ardhur ndaj Kaljarit, konkretisht nga Luperto më 22 maj.

– Bremer shënoi golin e tretë kundër Kaljarit në Serinë A, duke konfirmuar se sardët janë viktima e tij e preferuar. Goli i fundit i mbrojtësit brazilian të Juventusit datonte më 14 maj, ndaj Kremonezes.

– Tre nga 5 golat e Bremerit në Serinë A me bluzën e Juventusit kanë ardhur pas asisteve të Kostiçit.