Situta midis Adrien Rabios dhe Juventusit ka qenë e komplikuar ditët e fundit. Mesfushorit është duke i mbaruar kontrata me klubin bardhezi, por edhe pse dëshira e tij për të qëndruar sërish është e madhe, kushtet që ka për pagën nuk përputhen me atë se çfarë i ofron “Zonja e Vjetër”.

Francezi kërkon një pagë vjetore prej 8 milion eurosh, një shifër tepër e lartë për klubin juventin, që ka si synim që të ulë pagat e shumicës së lojtarëve që ka në ekip.

Këta të fundit i kanë ofruar Rabio një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, por francezi e ka lënë pezull njëherë ofertën, sepse është duke shikuar mundësitë e tjera.

Megjithatë kjo situatë sipas klubit torinez është zgjatur shumë, dhe ata i kanë dhënë ultimatum Rabios për të zgjedhur të ardhmen e tij. Brenda 2 ditësh francezi duhet të jap një përgjigje, në të kundërt oferta e klubit për rinovim nuk do të jetë më.