Te Juventusi janë treguar të qartë me Adrien Rabiot dhe Alex Sandro. Nuk do të ketë rinovim për asnjë nga të dy lojtarët. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk i shohin më dy lojtarët pjesë të projektit.

Pretigjiozja italiane shkon edhe më tej dhe flet për situatën e tyre në merkato. Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2023 të dy lojtarëve, klubi do të përpiqet ti shesë më parë.

Asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të Juventusit dhe shitja përfundimtare e lojtarëve pritet të vijë në qershor. Kjo i prish disi planet e drejtuesve te klubit ne fakt.

Megjithatë, në rast të ndonjë oferte bindëse në janar, Massimiliano Allegri mund të heq dorë nga të dy lojtarët.Tashme bardhezinjte jane ne pritje te asaj se çfare do te ndodhe me rihapjen e merkatos./oversport/