Juventusi i Andrea Pirlos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Beneventos, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Ky ishte barazimi i katërt për bardhezinjtë, të cilët nuk po bindin në këto javë të para.

Pa Kristiano Ronaldon në fushë, skuadra e Pirlos, duket se e ka të vështirë të shënojë. Alvaro Morata ishte ai që realizoi në minutën 21-të, ndërkohë që vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Letician.

Pavarësisht përpjekjeve, Juventusi nuk arriti të realizonte golin e fitores në fragmentin e dytë të lojës, duke u “kënaqur” me vetëm 1 pikë, përballë Beneventos së Filipo Inzagit.

FORMACIONET ZYRTARE:

BENEVENTO (4-3-2-1): Montipo; Leticia, Glik, Caldirola, Barba; Hetemaj, Shiatarela, Improta; Ionita, Kaprari; Lapadula.

JUVENTUS (4-4-2): Shezni; Danilo, Kuadrado, De Ligt, Frabota; Ramsej, Artur, Rabiot, Kieza; Morata, Dibala.