Juventusi i Tiago Motës rikthehet te fitorja pas katër barazimeve radhazi dhe kjo gjë e lumturon shumë Tiago Motën. Ai analizoi ndeshjen pas triumfit për mikrofonat e DAZN.
“Niko Gonzalezi dhe Ueston Mekeni na kanë dhënë një shtysë të rëndësishme, edhe pse po luajnë jashtë pozicionit të tyre. Ata i bëjnë këto rolë në mënyrë perfektë sepse janë lojtarë të një niveli të lartë dhe me qasjen e duhur. Për një trajner është kënaqësi të kesh lojtarë të tillë në skuadër.
PIKAT E DOBËTA– “Ne gjithmonë kemi vuajtur me ekipet që mbyllen pas dhe më pas nisen në kundërsulm. Ishte shumë e rëndësishme ta mbyllin ndeshjen, është pjesë e rrugëtimit tonë rritës. Në pjesën e dytë ata filluan të sulmon më shumë. Ne u mbyllëm, por nuk e bënim mirë tranzicionin. Duhet të niseshim para me kualitet, por nuk e bëmë”.
NIKO GONZALEZ- “Sa i përket rolit të tij, është në varësi të kundërshtarit. Ai mund të luajë si trekuartist në mënyrë perfekte. Ai i lexon mirë pasimet e mesfushorëve dhe është një pozicion që ka luajtur më parë. Është një futbollist që mund të luajë në role të ndryshme dhe kjo është diçka speciale. Në pozicionin e trekuartistit e shoh mirë, por duhet që edhe ai të ndihet mirë”.
LLOGARITË- “Llogaritë bëhen në fund të sezonit. Ne do të shkojmë në fushë për të dhënë gjithmonë më të mirën tonë”.