Juventusi ka shënuar fitore ndaj PSV-së me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Zonja e Vjetër kthehet në këtë garë pas një mungese prej dy vitesh, ndërsa konfirmoi që në start seriozitetin e klubit të madh italian.

Në një ndeshje të hapur që në start, Juventusi mori epërsinë në minutën e 21-të kur Kenan Yildiz me një goditje të bukur shënoi për 1-0.
Pas vetëm gjashtë minutash bardhëezinjtë shtuan epërsinë me golin e Weston McKenniet për 2-0.

Guus Til (PSV) dhe Teun Koopmeiners (Juventus) kishin raste të mira në fundin e pjesës së parë, por nga rastet ideale nuk gjetën rrjetën. Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i njëjtë, me Zonjën e Vjetër që kishte dominimin, duke arritur që të shënojë dhe të mbyll dilemën e fituesit.

Zhvillohej minuta e 62-të, kur Nico Gonzales arriti të shënojë për 3-0. Deri në fund nuk munguan rastet, ku Ismael Saibari shënoi golin e vetëm për holandezët në kohën shtesë.Juventusi mori tri pikë e para në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa PSV do të tentojë më shumë në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/