Teksa me një dorë Kristiano Xhuntoli blindon Gleison Bremerin duke i rinovuar kontratën, me tjetrën drejtori teknik i Juventusit provon që të vërë në jetë projektin “poker” duke iu afruar 4 blerjeve të kërkuara nga Tiago Mota.

Gjithçka nis me ëndrrën e madhe të verës, Teun Kopmainers, për të cilin ka pasur një kontakt me skuadrën e Atalantës. Bergamaskët kanë bërë gjithmonë bllokadë dhe nuk kanë lëvizur nga kërkesa e tyre 55- 60 milionë euro për mesfushorin holandez, por lëvizja e vërtetë bardhezi mund të hapë një tjetër skenar. Mes pjesës fikse dhe bonusit oferta nuk do të jetë inferiore nga 45 milionë euro, duke i lënë Atalantës edhe një përqindje për rishitjen e kartonit të tij.

Në orët e fundit, nisur nga dëmtimi i rëndë i Skamakës që do ta lërë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, ka dalë në skenë Milik. Polaku është një profil që i pëlqen “Deas” si për fizikun edhe për karakteristikat teknike. Po ashtu edhe eksperienca e tij është e rëndësishme për Champions-in. Në Torino fiton 3,5 milionë euro dhe ndoshta me një bisedë mund të ketë një marrëveshje mes klubeve. Juventusi sigurisht që nuk do të bëjë rezistencë.

SYTË NË FIRENCE- Me Federiko Kiezën jashtë projektit, nuk është sekret që Xhuntoli po bën lëvizje të shumta në Europë për të gjetur një lojtar krahu. I preferuari është Galeno, basti është Konseisao dhe i “shpejti” është Niko Gonzales. I shpejtë jo në kuptimin e këmbëve, sesa në shpejtësinë e tij në dëshirën për të veshur fanellën bardhezi. Kontaktet mes tij dhe Juventusit datojnë 1 javë më parë dhe dueli është me skuadrën e Atalantës. Lojtari argjentinas do të bëjë një takime drejtuesit e Fiorentinës për të kuptuar se çfarë do të ndodhë. Bardhezinjtë do të përfshinin në listë edhe MekKenin ose Artur Melon, si kandidatët kryesorë. Por “topi” do të kalojë në duart e Nikos pasi ai të ketë folur zyrtarisht me Fiorentinën.

SPRINT TODIBO- Paralelisht me këto fronte të hapura, Mota dëshiron patjetër që të sistemojë edhe mbrojtjen. Pritet Todibo, i cili i ka bërë me dije Nicës që dëshiron të transferohet te Juventusi. Nga Torino duhet të vijë një ofertë e mirë, ndoshta huazim me detyrim blerjeje që duhet të arrijë kuotën e 30 milionë eurove.