Është arritur marrëveshja për stadiumin se ku do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Teutës. Verilindorët do të luajnë në stadiumin e Kamzës, për shak se “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” janë të padisponueshme.

Takimi do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin e Kamzës, ora 14:00. Sfida do të mbyllë javën e 13-të të Superiores.

Deshira e kukesianeve ne fakt ka qene per te luajtur ne Shkoder por kjo ka qene e pamundur. Siç dihet, ne kete impiant sportiv me date 17 te ketij muaji do te luhet ndeshja Shqiperi- Skoci dhe per kete arsye, tapeti i tij do te ruhet i paprekur deri ate dite.

Nderkohe pas kesaj ndeshje, do te luaje me date 19 edhe kombetarja U21 ndaj Maltes ndersa me 22 nentor do te luhet miqesorja e 15 vjeçareve ne mes Shqiperise dhe Malit te Zi.

Vetem ne fund te muajit, Vllaznia dhe skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar mund te kthehen te luajne serish ne “Loro Boriçi”.