Opinion nga Faik SADIKU

Nuk po e kuptoj. Por do shpreh nje fakt ne te kaluaren, e sot ne demokraci, futbolli shqiptar e kryesisht ai shkodran, eshte peng I FSHF-së, e cila pa nis sezoni, projekton ata qe do marrin kupe e kampionat si dhe kush do dalë nga kategoria.

Ashtu si ne institucionet e tjera dhe ne FSHF, duhet dekriminalizimi. Ne rast se jo, futbolli shkodran keto skenare do kete, sepse nuk ka kush ta mbroje. Keshtu ka kene dhe me pare, se se gjitha sportet shkodrane e kane vuajtur kete fakt. Me çka mbaj mend, e çfarë kam lexuar, Vllaznise i jane rrembyer mbi 10 tituj kampion e po aq kupa nga skenaret gjykimeve te njeanshme.Ne ate kohe “NON GRATA” per Vllaznine ishin gjyqtaret Sh.Gruda, F Bajrami, M Mina, F. Pupa, T. Neviri, Y. Kruja, të cilët me kerkese te klubit Vllaznia, u ndaluan nga FSHF te gjykojne Vllaznine ne ndeshje me rendesi. Me habit nje fakt me drejtuesir shkodrane: Pse pranojne gjyqtarin e korruptuar Enea Jorgji ta gjykoje Vllaznine?! Ai ne 5 takime ka vendosur fatin e saj e te nje qyteti, me ndeshkim moral e material me 5 penallti te paqena dhe me mbi 8 pike te mohuara. Po ashtu nuk kemi asnje reagim nga ata qe paguajne Vllaznine me taksat e qytetareve. Kujt i ka interesuar kjo heshtje deri sot, se po te gjykohej drejt kishim blinduar vendin e katert. Kampionati sa vjen e behet ma i eger, e duhet shume kujdes. Ata qe drejtojne sot FSHF-në, nuk e kane problem te na nxjerrin nga kategoria si ne vitet 1956 e 62. Ata them se na kane piketuar ne dhe Dibren per të rënë nga kategoria, se Laçi, Durresi, e Vlora ka kush t’i mbroje. Vetëm ne jemi jetim. I lutem trainerit Cungu t’i porosise lojtaret të mos bien ne kontakt me kundershtarin ne zone se ndeshkohen me 11 metersh te paqene.