Festa e filluar në stadiumin “Loro Boriçi” pasditen e djeshme shoqëruar me fitoren 4-0 në ndeshjen e fundit ndaj Dardanisë dhe më pas me ndarjen e medaljeve dhe në fund të kupës, ka vijuar mbrëmjen e së dielës me një tjetër festë. Presidenti i klubit të Adës Lazër Matija pikërisht për këtë sukses ka shtruar një banket të madh ku kanë marrë pjesë të gjithë sportistet e ekipit bashkë me familjarët e tyre, stafi drejtues por nuk ka munguar si mysafir në këtë festë edhe ekipi i Dardanisë si dhe stafi i The Door. Ka patur të ftuar të shumtë edhe nga bota e medias, të klubit Vllaznia dhe atij shumësportësh. Nuk mund të mungonin në këtë festë as stafi i Akademisë Ada i kryesuar nga drejtori i saj, i mirënjohuri Sabah Bizi. Ne fillim te kesaj mbremje, presidenti Matija ka pershendetur te pranishmit por edhe duke falenderur te gjithe per kontributin e dhene ne kete sukses. Njekohesisht ka garantuar se puna do vazhdoje edhe ne te ardhmen. Festa e nisur në orën 19.00 ka zgjatur deri afër mesnatës, shoqëruar me ritmet e muzikës dhe kudo ka patur gëzim. Titulli i tretë kampion rradhazi për këtë ekip sigurisht që është një sukses i madh për të. Emri i Adës tashmë nuk është më i ri në futbollin shqiptar. Paraqitjet shumë të suksesshme me ekipin e femrave duke u shpallur kampione në tre nga katër kampionatet e zhvilluara deri tani, paraqitja e mirë e ekipit të djemve në kampionatin e kategorisë së parë apo Akademia me të gjitha grupmoshat, janë tregues i një pune shumë të mirë që bëhet në këtë klub.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)