Vu Lei është bërë sot futbollisti i parë kinez që arrin të shënojë në fazën në grupe të një kompeticioni për klube të organizuar nga UEFA, kur arriti të gjente rrjetën në suksesin 2-0 të Espanjol ndaj CSKA Moskës në Ligën e Europës.
Futbollisti 27-vjeçar arriti të bënte diferencën duke kaluar topin mbi portierin Akinfeev për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij në takimin e luajtur në Moskë.
Lojtari i cili ka luajtur 64 ndeshje me përfaqësuesen e Kinës u bë kështu kinezi i parë që shënon në grupe, por jo i pari në aktivitetet e UEFA-s.
Kinezi i parë që shënonte në aktivitetet evropiani ishte Sun Jihai, i cili gjeti rrjetën për Mançester Siti në kualifikueset e Kupës UEFA kundër TNS në gushtin e vitit 2003. Vu Lei sot barazoi edhe dy rekorde të tjera kombëtare.
Meqë ai kishte shënuar më parë në kualifikuese me klubin spanjoll, barazoi Uang Çu si golashënuesin më të mirë në turnetë europianë, ndërsa me ndeshjen e tij të 8 në sfida të tilla, ai barazoi rekordin e Sun Xiang që e kishte vendosur me fanellat e PSV dhe Austria Vjenë. /vipsport/