Pasimet e tij nuk janë normale, me to mund të shtangen edhe 10 futbollistë, praktikisht i gjithë ekipi kundërshtar dhe rruga e rrjetës kthehet në elementare.

Për shqiptarin Bastien Toma flasim, i cili mund të thuhet se ka “këmbët” e legjendës së njohur, Ksavi. Madje nëse shohim mënyrën e pasimeve të tyre, mund të themi se flitet për një ngjashmëri të frikshme. E bëri ndaj Xamax dhe e përsëriti ndaj Young Boys, gjetja e Toma për Lenjanin, ka qenë gjithmonë gjeniale.

Një “dhuratë” nga pas shpinës së kundërshtarit, që e nxjerr gjithmonë Lenjanin të vetëm përballë portierit, duke e pasur një lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë.

Futbollisti 19-vjeçar ka luajtur thuajse për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërsa është grumbulluar edhe nga U-21 e helvetëve. Nëse ai do të pranonte ftesën e Shqipërisë, do të ishte një pasurim i vërtetë i mesfushës së Panuçit, që duke parë edhe krahët e saj(Uzuni,Grezda), do të ishte e pakëndshme edhe për kundërshtarët më të njohur. /Shqiperia.ch/