Sot është mbyllur faza e parë e Kategorisë Superiore, aty ku skuadrat kanë pasur oshilacione të shumta duke e ndryshuar disa herë pozicionin në tabelë dhe shumë prej tyre, kanë provuar edhe shijen e kryesimit. Ndërkohë, nuk do të ketë humbje kohe për ndeshjen e parë të fazës së dytë.
Skuadrat do të rikthehen sërish në fushë ditën e diel, aty ku do të zhvillohen 3 takime. Të tria ndeshjet, do të zhvillohen në orën 13:00, aty ku Luftëtari do të sfidojë në shtëpi Tiranën. Surpriza e këtij sezoni, Bylisi ka mundësi të marrë hak ndaj Teutës, skuadra e cila i ka shkaktuar humbjen e vetme deri më tani, teksa mundësi për hakmarrje ka edhe Laçi ndaj Vllaznisë.
Të hënën, do të luhen edhe dy takime të tjera, aty ku spikat ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit. Ky takim, do të zhvillohet në orën 18:00 në “Selman Stërmasi”, ndërkohë që në të njëjtin orar do të luhet edhe takimi mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. /Erjon Allaraj – VipSport.al/
E diel, 27 tetor 2019
13:00 Bylis – Teuta
13:00 Luftëtari – Tirana
13:00 Laçi-Vllaznia
E hënë, 28 tetor 2019
18:00 Partizani – Kukësi
18:00 Flamurtari – Skënderbeu