Që nga pasditja e sotme, ka nisur shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet ditën e dielë në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky është njoftimi i bërë nga ana e klubit shkodran.
Po në këtë njoftim mësohet se çmimet e biletave do të jenë të njëjta si në ndeshjet e kaluara, pra 200, 500 dhe 1000 lekë. Klubi Vllaznia u ka bërë thirrje tifozëve të vet për ta mbështetur sërish skuadrën edhe në këtë ndeshje, pavarësisht zhgënjimit që ajo i dhuroi në ndeshjen e kaluar me Kukësin.
Pritet që të jetë edhe tifozë të Skënderbeut ndërkohë që tifozët e Vllaznisë ndoshta janë disi në mëdyshme por me siguri që do të jenë të pranishëm në stadium në numër të konsiderueshëm.
Edhe gjatë ditës së nesërme biletat do të jenë në shitje që nga ora 09.30 në sportelet pranë stadiumit dhe po ashtu, në të njëjtin orar edhe të dielën para ndeshjes.
© shkodrasport.com