Vllaznia piketoi disa futbollistë afro një muaj e gjysmë më parë kur siguroi ngjitjen matematikisht në Superiore. Në Shkodër në listën e gjatë binin në sy emrat e lojtarëve vendas, duke filluar me “boshtin” e atyre të vitit të shkuar si: Sherri, Lika, Krymi, Zhunior, Tafili, Malota, Gurishta, Hajdari apo Kruja.
Pa harruar edhe rikthimin e shkodranëve si: Vucaj, Sukaj, Pjeshka, Hakaj, Kalaja, Vajushi e ndonjë tjetër. Mirëpo, Vllaznia nuk ka rinovuar ende me lojtarët e sezonit të shkuar, të cilët kanë marrë oferta edhe nga skuadrat e tjera, e jo më të diskutojë për rikthime. Në Shkodër, aktualisht askush nuk e ka mendjen te futbolli…
Madje, edhe lojtarët që ishin në preferencat e klubit sa “hap e mbyll sytë” u bënë pjesë e skuadrave të tjera të elitës: Hakaj te Partizani e Kalaja te Teuta. Ndërsa Vucaj nuk ka ndërmend që të lëvizë nga Kosova duke qenë se aty kushtet që i kanë ofruar janë më mirë se në Shkodër…! vipsport/