Endri Çekiçi e ka ngritur shumë nivelin e tij që kur është tansferuar në Slloveni dhe pritet që këtë verë të largohet nga Olimpia Ljubjana, ku aktivizohet prej një sezoni. Babai i Çekiçit javë më parë zbuloi se për të kishte ofertë nga Turqia dhe Spanja e shtoi se ishin konkrete.

Mediet turke kanë zbuluar edhe një prej skuadrave turke, që interesohet për shërbimet e sulmuesit të kombëtares sonë. Ankaragyçy është klubi, që kërkon ta bëjë të tijin pogradecarin. Mbetet për tu parë vendimi i tij dhe i klubit të Olimpia Ljubjanës, që duhet të veprojë shpejt.

Sllovenët kanë në plan ta shesin këtë verë Çekiçin, pasi kontrata e tij përfundon verën e ardhshme dhe duan të përfitojnë financiarisht prej sulmuesit. Ndërkohe për Çekiçin ka oferte edhe nga kroatët e Osijek, që po nisin një projekt mjaft ambicioz për të ngjitur klubin në krye të elitës së futbollit të vendit ballkanas. /vipsport/