Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka mbyllur edicionin e 6-të të kursit të liçensimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, niveli më i lartë për një trajner futbolli.

Pas përfundimit të testimit të fundit, sot në ambjentet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave, ku prezent ka qenë edhe anetari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Edmond Spahiu.

Emrat më të spikatur që morën këtë diplome janë: Ervin Skela, Eqerem Memushaj, Elvin Beqiri, Gerd Haxhiu, Artan Bano, Migen Memelli etj.

Por perveç shkodranit Elvin Beqiri, kete kurs e ka ndjekur dhe tashme eshte licensuar edhe ish- zevendesrrajneri i Vllaznise Fatjon Tafaj.

Ky kurs ka vijuar për një vit me rradhë dhe ishte i ndarë në 12 perioda edukative, sipas një programi të orientuar nga UEFA, në bashkëpunim me FSHF.