La Masia e Barcelonës ka një tjetër perlë të ndritur në top. Ai është Fode Diallo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve jo vetëm në klub.

Diallo tërhoqi vëmendjen e skautëve nëpër Evropë pasi shënoi 97 gola në një sezon, duke e bërë atë të krahasohet me legjendën e Barcelonës, Samuel Eto’o.

Ngritja graduale e 12-vjeçarit ka bërë që shanset e tij për të hyrë në ekipin e parë janë reale dhe nëse vazhdon me këtë formë të do eklipsojë debutimin e Lamine Yamal.

Diallo është besnik ndaj projektit të Barcelonës, por që gjigantët evropianë janë duke e mbajtur nën vëzhgim zhvillimin e tij. /Telegrafi/