Sulmuesi shqiptar Taulant Seferi që luan për ekipin e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas është shpallur Lojtari i Muajit Nëntor.
Seferi mori 33% të votave nga tifozët e ekipit në një sondazh të bërë nga ekipi ukrainas për Lojtarin e Muajit. Pavarësisht vështirësive në pjesën e parë të sezonit, 26-vjeçari që prej tetorit ka shënuar katër gola.
Në 14 ndeshje të zhvilluara me ekipin ai ka shënuar ai nuk ka dhënë asnjë asist dhe është ndëshkuar me 3 kartonë të verdhë.
Ekipi ukrainas e mbylli kampionatin këtë vit duke u renditur në vendin e shtatë me 18 pikë, 10 pikë larg zonës europiane.