Barcelona ia ka dalë me sukses në javën e parë në La Liga teksa fitoi në Valencia 1-2. Një sukses që më së shumti i detyrohet lojtarëve të akademisë, ndonëse vendimtar në sukses ishte Robert Levandovski me dy gola.dshjKlubi i Barçës është mburrur me ekipin e tij të të rinjve përmes rrjeteve sociale dhe kanaleve zyrtare.

Dhe me të drejtë, sepse të shtunën e kaluar, Hansi Fliks kishte pesë lojtarë nga “La Masia”, madje shtatë nëse llogarisim dhe Pau Viktor e Gerard. Ky “baby boom” është një lajm pozitiv për Barcelonën, e cila ka përfituar nga momenti për të publikuar mesazhe inkurajuese në rrjetet e saj për të promovuar akademinë e saj, “La Masia”-n.

Në këtë mënyrë, katalanasit kanë dashur të bëjnë një sukses me faktin se trajneri i tyre i ri nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të ketë lojtarët më të rinj që nga dita e parë. Por suksesi i të rinjve të Barcelonës duket se nxjerr në pah nga ana tjetër një situatë jo fort komode të klubit në të cilën Barcelona janë zhytur për shkak të shpenzimeve të tepruara për blerjet e dështuara gjatë viteve të fundit. Nëse shkojmë pesë vite pas, që nga vera e 2020- ës e deri më tani, Barcelona ka investuar gjithsej 440 milionë euro në forcimin e skuadrës së saj. Megjithatë, shumica e lojtarëve që janë blerë në bazë të fletores së çeqeve nuk janë realizuar.

Pa shkuar më tej, këtë verë klubi shpenzoi 55 milionë euro për Dani Olmo, i cili ende nuk është federuar, pikërisht për shkak të problemeve financiare me të cilat përballet klubi. Shembulli më i fundit i dështimit të Barcelonës të merkato është ai i Vitor Rokes. Klubi shpenzoi 40 milionë euro për të, por as trajneri Ksavi fillimisht dhe as Flik nuk u bindën prej tij, me lojtarin që pritet të përfundojë te Betisi.