Kanë përfunduar ndeshjet e para për fazën e grupeve të Champions Leagues.
Paris Saint Germain e ka nisur mbarë sezonin e ri në Champions League.
Skuadra franceze fituan me rezultatin 3-0 në “Parc de Prince” përballë Real Madridit që tregoi një nivel loje nën mesatare.
Në krahun tjetër, Atletico Madrid mori një pikë dramatike minutat e fundit kundër Juventusi. Skuadra spanjolle barazoi 2-2 falë golit në minutën e 90’ nga Hector Herrera.
Fitore të rëndësishme arritën Bajerni, D. Zagreb, Lokomotiv Moscow dhe Manchester City.
Ja rezultatet:
Atl. Madrid 2 – 2 Juventus
Bayer Leverkusen 1 – 2 Lokomotiv Moscow
Bayern Munich 3 – 0 FK Crvena zvezda
D. Zagreb 4 – 0 Atalanta
Paris SG 3 – 0 Real Madrid
Shakhtar Donetsk 0 – 3 Manchester City