Futbollistët shqiptarë janë kudo nëpër botë. Tashmë do të ketë edhe një përfaqësues në elitën e futbollit skocez.
Bëhet fjalë për Egli Kajën, i cili është huazuar nga skuadra angleze e Uilbëlldon te Livingston që u ngjit këtë sezon në Premiership.
Në vitin 2017 ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa dhe luan si sulmues.
20-vjeçari ka të njëjtin menaxher me kapitenin e Anglisë, Herri Kejn dhe pritet që të debutojë në elitën e futbollit skocez në datën 4 gusht në sfidën ndaj kampionëve të Sëlltik.