Akademiku Përparim Kabo, ngre dyshime mbi faktin se si Tirana ka fituar së fundmi dhe po shkon drejt titullit. Në “Procesi Sportiv” ai tha se kishte një politikë të caktuar arbitrimi që sillte këto rrethana.  

“Si ka mundësi që në tre ndeshjet e fundit të Tiranës ndaj Bylisit, Teutës e Partizanit, kanë mbetur kundërshtarët me 10 lojtarë?

Kjo është një politikë e caktuar arbitrimi që cakton pakënaqësi. Tirana të dalë kampion dhe ta gëzojë kampionatin në 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet e krijimit të klubit. Tiranës historikisht i është vjedhur kampionati, i është vjedhur nga Partizani e ka dalë Dinamo. Por ne kemi nevojë për një kampionat të besueshëm e fair-play.

A ishim këtu kur ishim kundër ndërprerjes së lojës, grevë njëorëshe, që thanë të Bylisit do ikim? A ishim kur presidenti i Gjirokastrës tha do ikim e do fusim të rinjtë? Kjo është fara që futim në Shqipëri”, tha Kabo. /vipsport/