Ish-peshëngritësi i njohur shqiptar Ilir Kafarani ka vijuar sulmet dhe akuzat e tij në adresë të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe më konkretisht në adresë të presidentit të saj Elez Gjoza dhe sekretarit Agron Haxhihyseni. Edhe një herë tjetër, Kafarani i konsideron këta të dy si shkaktarë të dështimit të shtangës kuqezi si dhe mosmarrjes së vizës për të shkuar në Amerikë nga ana e peshëngritësit Daniel Godelli.
“Shteti të marrë masa për këta njerëz të pafytyrë, që abuzojnë në kurriz të sportistëve. Nuk duhet të na verbojë medalja e Romelës për të fshehur problemet, ndaj i kërkoj shtetit të ndërhyjë sa më shpejt”, thotë Kafarani përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Kafarani bën përgjegjëz për mos-shkuarjen e Godellit si drejtuesit e FSHP-së ashtu dhe trajnerin Zef Kovaçi. Ish-trangisti i quan drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes si tradhëtarë të kombit.