Oliver Kahn është treguar gjithmonë i ashpër në kritikat e tij për lojën e Gjermanisë.
Pas eliminimit të saj nga Kupat e Botës, ish-portieri është treguar edhe më i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij për një nga televizionet gjermane:
“Fanella e kombëtares gjermane peshonte me tonelata për disa lojtarë.
Ata shpesh refuzonin të merrnin përgjegjësitë gjatë ndeshjeve dhe Gjermania nuk u shfaq asnjëherë si një skuadër e vërtetë.
Mungonte boshti qendror i skuadrës”, – ka theksuar mes të tjerash Kahn.
Të ashpër janë treguar edhe shumë personalitete të tjera të futbollit gjerman, pas eliminimit nga Botërori i Rusisë. / Vipsport/