Trajneri Thomas Brdariç ka vetëm një dilemë për skuadrën, me tëcilën do të përballojë Dinamon të shtunën në Elbasan. Amir Kahrimanoviç apo Isli Sala? Kjo është pikëpyetja e vetme e gjermanit, i cili do të ketë sërish mungesat e Deliut dhe Grudës.

Kroati,i rikthyer nga dëmtimi, ka qenë i gatshëm për trajnerin Brdariçpërgjatë gjithë javës dhe duket se gëzon një formë optimale. Në këtë situatë, Brdariç posheh mundësinë për t’i besuar një fanellë titullari dhe mundtë jetë në avantazh me Salën, i cili mori vendin e Alivodës nëndeshjen e fundit me Bylisin. Kahrimanoviç ishte një ngablerjet e bujshme të klubit shkodran në verë, pasi kishtespikatur në Superiore me Erzenin.

Me Dinamon ai mund tanisë nga minuta e para, por duhet pritur vendimi që do të marrë trajneri Brdariç në momentet e fundit. Edhe Sala ka bërënjë paraqitje të mirë dhe ndoshtabalotazhi mes këtyre dylojtarëve do të mbetet deri në fund. Pjesa tjetër e skuadrës mësohet se do të jetë e njëjtë me atë të takimit me Bylisin.

Në portë dotë jetë Qarri, në mbrojtje dyshja Stojanoviç-Juriç dhe Gurishta eJago në krahë. Në mesfushë të sigurt janë Krymi dhe Qato, ndërsalojtari i tretë njëri mes Kahrimanoviçit dhe Salës. Nuk ndryshon assulmi me treshen e përbërë nga Mala, Balaj dhe Delaj.