Lamtumira e Maldinit nga Milani tronditi botën kuqezi. Ish-drejtuesi dhe flamuri historik duket se ka dashur të zëvendësojë Piolin me mikun e tij Pirlo, përpara se të largohej nga klubi.

Pas mesazhit në rrjetet sociale të Leaos, një tjetër lojtar, ose më mirë, një ish-lojtar, gjithashtu ka dashur të thotë fjalën e tij për largimin e kapitenit historik nga drejtuesit e lartë të klubit. Bëhet fjalë për Kaka…

“Më vjen shumë keq, nuk e di se çfarë ka ndodhur, kam pak informacion për realitetin, por më vjen shumë keq. Të shoh Paolo atje, duke ndihmuar Milan-in… Është një flamur për historinë e tij dhe për familjen e tij, më pëlqen kur ai është atje për të bërë diçka për klubin”.

Në prag të finales së Champions League mes Manchester City-t dhe Inter-it, Kaka tha për Sky për ecurinë europiane të zikaltërve.

Ish-lojtari brazilian nuk ia ka kursyer një “thumbim” skuadrës së Simone Inzaghi-t duke pranuar: “Do të doja që Milani të ishte në finale dhe të kthehej në Stamboll…”./telesport/