Në median e shkruar sot ka qarkulluar lajmi se Vllaznia ka bllokuar futbollistin Arlind Kalaja që dëshiron të firmosë me Kukësin duke mos ia dhënë ende leje-kalimin.

Por në fakt, një gjë e tillë rezulton krejtësisht e pavërtetë.

Arsyeja është se mesfushorit 22 vjeçar më datë 31 maj i ka mbaruar kontrata që ka patur me klubin shkodran dhe për këtë arsye, ai është i lirë për të firmosur me çdo klub tjetër.

Klubi Vllaznia në fakt dy ditë më parë përmes komunikatës për shtyp bëri të ditur se nuk do të lejojë asnjë futbollist që është nën kontratë të largohet.

Kalaja nuk është me kontratë dhe për këtë arsye, nuk duket se ka asnjë pengesë për të firmosur me Kukësin.
© shkodrasport.com